Gjysmë maratona organizohet nën patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Prishtinë – Federata Atletike e Kosovës, Ministria për Kulturë Rini dhe Sport, Drejtoria për Sport dhe Rini e Komunës së Prishtinës organizojnë Gjysmëmaratonën e pesëmbëdhjetë Ndërkombëtare të Prishtinës më 14 Maj 2017. Si edhe viteve të tjera kjo garë do të simbolizoj vlerat e paqes, tolerancës, ko-ekzistencës dhe përsosshmërisë së sportit.


Në vitin 2016, 1500 garues nga shumë shtete, ishin të kënaqur me organizimin e kësaj maratone në një atmosferë me program të larmishëm rreth garës. Këtë vit organizatori mendon se përvoja pozitive e viteve të kaluara do të motivoj edhe më tepër garuesit që të kënaqen në këtë garë e cila në të njëjtën kohë është gazmore dhe garuese. Derisa të gjithë ata garues që e përfundojnë garën do të shpërblehen me certifikata, me emrin dhe rezultatin e vrapimit të tyre, çmim i konsiderueshëm që në vlerë totale është 13.000€ do ti dhurohet garuesve më të mirë në kategorinë e seniorëve, tre në kategorinë e veteranëve, tre garuesve të vrapimit 5km dhe tre garuesve me aftësi të kufizuara. Të gjitha kategoritë e cekura shpërblimet do të ndahen në dy gjinitë (meshkuj dhe femra). Për çdo informatë më të hollësishme në lidhje me garën ju lutemi të na kontaktoni në e-mail maratonpr@yahoo.com .Disa prej informatave mund ti merrni edhe në ueb-adresën e kësaj gare www.maratonpr.com

FILLON HALF
MARATONA

FEDERATA ATLETIKE
E KOSOVËS
—PRISHTINË
14

may

sunday

2017