Rregullat

Mirësevini në Gjysmë Maratonën Ndërkombëtar të Prishtinës - 2016


Ju lutemi lexoni me kujdes udhëzimet e dhëna


VENDI DHE KOHA


Vrapimi 21km do të fillojë në orën 10:00 më 14 Maj 2017.

Vrapimi 5km do të filloj në orën 10:00 më 14 Maj 2017.

Vrapimi në 2km (për të rinj) do të filloj në orën 10:00 më 14 Maj 2017.

Pjesëmarrësit duhet të jenë në vendin e nisjes para Teatrit Kombëtar në orën 09:30 dhe assesi jo më vonë se 15 minuta para fillimit të garës.

Mes orës 09:45 dhe 10:00 do të kemi edhe një informim të shkurtër për garën.


NUMRI VRAPUES


Numri që do t’i jipet vrapuesve në momentin e regjistrimit të tyre duhet të vendoset në gjoks para startit të garës dhe duhet të jetë krejtësisht i dukshëm.

Garuesi që do të vërehet duke vrapuar pa numër, do të diskualifikohet.


SHTEGU I MARATONËS


Shtegu i Maratonës do të jetë si vijon: Teatri kombëtar, rruga “Nëna Terezë”, semaforët kryesor (kthim djathtas), rruga për Fushë Kosovë, prej F.Kosovës, në drejtim të rrugës për Obiliq, pastaj dalim në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë vazhdojmë deri te rrethi dhe prapë kthehemi në cak para Teatrit Kombëtar .

Përgjatë shtegut do të kemi shenja të dukshme udhëzimi për kilometrat e kaluara, kahjet e vrapimit (shtegut), stacionet freskuese dhe stacionet e ndihmës së parë.


LARGIMI NGA GARA


Disa vrapues mund të heqin dorë nga gara para përfundimit të vrapimit të paraparë dhe të largohen nga shtegu. Në këso rastesh nga vrapuesi kërkohet që të largojë numrin vrapues dhe të pret në autobusin i cili do t’i mbledh garuesit të cilët nuk mund ta kryejnë vrapimin deri në fund.

Zyrtarët e shtegut do të vëzhgojnë prej së afërmi çdo vrapues dhe çdo tentim për të penguar garuesit tjerë, shkurtimi i vrapimit do të sjellë diskualifikimin e menjëhershëm të vrapuesit apo vrapueses. Më tutje, do të vazhdohet edhe me publikim të detajizuar të këtij lloj tentimi.


PARKIMI I VETURAVE


Ditën e Maratonës nuk do të ketë hapësirë për parkimin e veturave.

Për këtë arsye, nëse jeni nga Prishtina, ju kishim lutur që, sado larg që jeni, deri në pikën e nisjes të vini në këmbë. Sidoqoftë, nëse vini nga ndonjë vend jashtë Prishtinës, do të duheni të parkoni veturën tuaj në një vend më larg pikënisjes.


CEREMONIA E SHPËRBLIMEVE


Ceremonia e shpalljes së fituesve do të filloj në ora 12:30 para Teatrit Kombëtar.


CERTIFIKATAT DHE BULETINI PËR GARUESIT


Të gjithë garuesit të cilët e kryejnë garën do të marrin certifikatat dhe medalje të Maratonës Ndërkombëtare të Prishtinës, menjëherë pas hyrës në cak në vazhdim e tutje.

FILLON HALF
MARATONA

FEDERATA ATLETIKE
E KOSOVËS
—PRISHTINË
14

may

sunday

2017

VIP
PRESENT

THE BEST
PART